Site icon Telegrafi

Shilegov: Vllatko Gjorçevi e njihte njërin nga personat me maska

Ish-deputeti i LSDM-së ndërsa tani kryetar i Bashkisë së Shkupit, Petre Shilegov, në seancën e sotme për ngjarjet e 27 prillit, tha se deputeti nga radhët e OBRM-PDUKM-së, Vllatko Gjorçev, kur ka mbrojtur deputetët e shumicës së në mënyrë verbale ka komunikuar me një person me maskë duke i bërë thirrje të ndalojë me sulmet.

“Gjorçevi e njihte njërin nga personat me maska, e thirri me emrin “Sheska”. Sulmi i parë ishte më i shpifuri kur hyri turma. Na godisnin me gjithçka. Na ofendoni me fjalë të ndryshme dhe na shanin. Mua më thoshin “çka mendon tash Shilegov”, tha kryetari aktual i Bashkisë së Shkupit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai theksoi se sigurimi i Spasovskit ka kërkuar leje që ta nxjerr pistoletën, që i është dhënë nga ana e Spasovskit më këshillë që të mos shkrep persona por në tavanin e ndërtesës. Shilegovi gjithashtu tha se në gjithë turmën ka parë edhe dy persona të maskuar me pistoletë.

Deputetët e shumicës para se të hyjë dhe kur hyri turma janë përpjekur që të hynë në kontakt me ndonjë nga MPB-ja dhe kanë arritur në të.

“Xhaferi kontaktoi me Ministrin e atëhershëm Agim Nuhiu, por ai tha se nuk ka kontroll ndaj policisë. A e dini i nderuari gjykatës se cila është ndjenja të shihni policë se si shohin tentim vrasje të deputetëve, dhe të mos ndërmarrin asgjë”, pyeti Shilegovi./Telegrafi/

Exit mobile version