Kryetari i Bashkisë së Shkupit, Petre Shilegov realizoi takim dypalësh me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në ditën e dytë të Asamblesë së Përgjithshme të rrjetit të asociacioneve të pushtetit lokal në Evropën Juglindore, të mbajtur në Shkup.
Të dy kryebashkiakët diskutuan disa tema në fushën e vetëqeverisjes lokale, duke u përqendruar në mundësitë për përshpejtimin e zhvillit ekonomik të Shkupit dhe Tiranës dhe për konceptin e qyteteve të zgjuara. Ata shkëmbyen përvoja pozitive mbi transportin e qëndrueshëm urban, zgjidhjet e infrastrukturës dhe ngritjen e higjienës komunale.
Shilegov dhe Veliaj gjithashtu iu referuan bashkëpunimit të mirë që nxitin të dyja qytetet dhe theksuan se në periudhën e ardhshme do të punojnë për të thelluar bashkëpunimin./Telegrafi/