Site icon Telegrafi

Shilegov: Aleksandri i Madh asnjëherë nuk ka qenë pjesë e historisë sonë

Më mirë është t’i zgjidhësh problemet sesa t’i injorosh, thotë kryetari i Qytetit të Shkupit për gazetën greke “Dokumento”. Petre Shilegov, thotë se ai , por edhe kryeministri Zoran Zaev dëshirojnë t’i zgjidhin e jo të krijojnë probleme.

Siç njoftojnë nga AIM, në intervistën me titull “Aleksandri i Madh nuk ka qenë asnjëherë pjesë e historisë sonë të rregullt”, Petre Shilegov flet për problemin që Greqia e ka me emrin tonë kushtetues, për ndryshimet e bëra në Kushtetutë, për Aleksandrin e Madh, por edhe për bashkëpunimin mes dy qyteteve.

Në pyetjen për ndryshimet eventuale kushtetuese që Greqia i kërkon nga ne, kryetari i Shkupit sqaron se ekziston nen në Kushtetutë, sipas të cilës Maqedonia nuk ka pretendime territoriale nga vendet fqinje.

I pyetur për atë nëse dakordohet me deklaratën e ish-presidentit Kiro Gligorov se jemi sllovenë që kanë ardhur pas Aleksandrit të Madh, Shilegov thotë se preferon që Aleksandrin e Madh ta shohë si lider që e ka civilizuar botën.

“Aleksandri i Madh nuk ka qenë kurrë pjesë e historisë sonë të rregullt. Ka qenë i kyçur në historinë tonë në dhjetë vitet e fundit. Në thelb, kur flet për lloj të këtillë të përkatësisë etnike, shteteve dhe popujve, kjo i përket 300 viteve të fundit, ndërsa Aleksandri i Madh ka jetuar para 2.300 viteve. Unë preferoj që Aleksandrin e Madh ta shohë si lider që e ka civilizuar gjithë botën”, sqaron kryetari i Qytetit të Shkupit në intervistën për “Dokumento”.

Shilegov thotë se komunikimi është ura më e mirë e miqësisë mes popujve, sepse shumë stereotipe zhduken kur njerëzit njihen edhe “kështu kuptojmë se i kemi problemet e njëjta dhe i ndajmë vlerat e njëjta”./Telegrafi/

Exit mobile version