Site icon Telegrafi

Shilegov: Do të ripërtërihen sipërfaqet e gjelbra në Parkun e qytetit

Bashkia e Shkupit dhe Ndërmarrja Publike “Parqe dhe gjelbërim” sot fillojnë me rikonstruimin e sipërfaqeve të gjelbra në pjesën e vjetër të parkut të qytetit.

“Për momentin punojmë në ripërtëritjen e sipërfaqes me bar në afërsi të liqenit, te stadiumi, ku është përfshirë sipërfaqe prej më shumë se 4.000 metra katror. Pas përfundimit të kësaj pjese vazhdojmë me rikonstruimin e sipërfaqes me bar përballë shatërvanit “Lotosov cvet”, në hyrje të Parkut të qytetit ose në sipërfaqe prej 1.900 metra katror”, tha në konferencën e sotme për shtyp kryetari i Bashkisë së Shkupit, Petre Shilegov.

Ai informoi se në këto dy pjesë të Parkut të qytetit bari është i vjetër më shumë se 40 vjet dhe për shkak të kësaj nevojitet rikonstruim. Në këto dy lokacione është parashikuar mbjellja e më shumë se 200 shkurreve, fidaneve gjetherënëse me të cilat do të plotësohet avenyja ekzistuese. Do të vendoset edhe rrjet i ri hidrantesh në gjatësi prej 700 metra, do të ndërrohen edhe spërkatëset e prishura dhe do të vendosen edhe të reja, atje ku mungojnë. Do të vendosen edhe stole, shporta për mbeturina, ndërsa është parashikuar edhe rikontruimi i shtigjeve.

Kryetari Shilegov potencoi se për rikontruimin e të dy parcelave do të shpenzohen rreth 4,5 milion denarë dhe paralajmëroi se do të rikonstruohet edhe shatërvani “Lotosov cvet”. Në atë pjesë do të ndërrohen edhe stolet dhe shportat për mbeturina.

“Gjelbërimi mbetet në majë të listës së prioriteteve të Bashkisë së Shkupit. Do ta shfrytëzojmë pranverën ta riparojmë gjelbërimin e humbur dhe t’u sigurojmë bashkëqytetarëve tanë më shumë sipërfaqe të pastra dhe të gjelbra”, potencoi Shilegov.

Exit mobile version