Site icon Telegrafi

Shilegov: Do të mbyllim spitalin Gjinekologjik në Çair nëse nuk ndalon ngrohjen me mazut

Kryetari i Bashkisë së Shkupit, Petre Shilegov, njoftoi se brenda 30 ditësh do të mbyllet Spitali Gjinekologjik në Çair nëse ajo nuk ndërprenë ngrohjen me mazut.

Reagimi ka ardhur pasi mbrëmë në rrjetet sociale u shpërnda një video ku vërhet dalja e tymit të zi nga oxhaqet e spitalit.

“Inspektorati i qytetit të Shkupit bëri dy kontrolle në spital dhe u konstatua se me mënyrën e ngrohjes po ndotet ajri. Sot, përsëri është dërguar inspektori si një paralajmërim i fundit deri tek spitali dhe në Ministria e Shëndetësisë që të ndryshojnë kazanin. Nëse nuk ndalojnë me këtë mënyrë, spitali do të mbyllet nga ana e Bashkisë. Nuk duam të shkaktojmë ndonjë krizë, por në fund të gjithë duhet tu përgjigjen obligimeve të tyre. Nëse ai kazan shkakton ndotjen, ndërsa dhe po shkakton ndotje pasi që dy herë është konstatuar, duhet të ndërhyhet. Sot letër përveç deri tek drejtori i spitalit do ta dërgojmë edhe deri tek ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe. Pres që brenda 30 ditësh do të reagojnë”, tha Shilegov./Telegrafi/

Exit mobile version