Site icon Telegrafi

Shilegov: Të gjitha ekskursionet e gjimnazistëve nga Shkupi për në Itali do të anulohen

Kryetari i Bashkisë së Shkupit, Petre Shilegov në konferencën e sotme për shtyp kumtoi se deri te drejtorët e shkollave të mesme ka lëshuar urdhër që udhëtimet e tyre dhe ekskursionet e planifikuara për në Itali t’i anulojnë në kohë të pacaktuar.

Shilegov theksoi se Bashkia e Shkupit në kuadër të kompetencave të veta është tërësisht i gatshëm që t’i ndërmerr të gjitha masat e domosdoshme që të pengohet përhapja e coronavirusit dhe potencoi se në këtë drejtim, që prej para një jave janë ndërmarrë masa parandaluese për mbrojtje të shëndetit të gjimnazistëve dhe pengimin e përhapjes së coronavirusit në shkollat e mesme.

“Në 23 shkollat ​​e mesme të Bashkisë së Shkupit mësojnë rreth 21.600 nxënës dhe mbrojtja e shëndetit të tyre është obligim dhe përgjegjësi serioze për ne si institucion kompetent dhe për drejtorët që udhëheqin me shkollat. Sipas obligimeve të marra nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të gjitha shkollat ​​do t’i anulojnë ose shtyjnë udhëtimet dhe ekskursionet e tyre të planifikuara në Republikën e Italisë për kohë të pacaktuar. Deri në fund të kësaj jave, do të mbahet orë edukative për parandalimin e virusit, në përputhje me rekomandimet e Organizatës botërore të shëndetit dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut”, tha Shilegov.

Ai theksoi se sot u ka dhënë drejtorëve të shkollave të mesme urdhër që t’i ndjekin me kujdes dhe t’i zbatojnë plotësisht rekomandimet për parandalimin dhe përballjen me coronavirusin të cilat i japin institucionet kompetente./Telegrafi/

Exit mobile version