Site icon Telegrafi

Shilegov do ta zvogëloj ndotjen e ajrit me anë të trajnimit të oxhak pastruesëve

Kryetari i qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, do të tanojë 25 oxhak pastrues me qëllimin që pas sezonës së ngrohjes të fillohet ballafaqimin e problemit me ndotjen. Sipas tij, Deponia “Drisla” më nuk do të ndot ajrin sepse ka filtër, ndërsa do të zgjidhen të gjithë indikatorët të cilët në mënyrë ekstreme e ndotin ajrin, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Për shkak se nuk ka ka oxhak pastrues, Qyteti i Shkupit së bashku me Ministrinë për Punë dhe Politik Sociale, por edhe Agjencia për Punësim, do të mbajë trajnim që do të zgjas tre muaj. Personat të cilët do të trajnohen do të fitojnë nga 9.000 denarë, ndërsa pas mbarimit, përveç certifikatave, do të fitojnë edhe mjetet materialet e duhura për pastrim” tha Shilegov.

Sipas kryetarit të komunës, kjo nuk do ta zgjidh problemin, por do të ndihmoj me ballafaqimin e problemeve. Ai tha se në Shkup ka afër 60.000 oxhaqe të cilat nuk janë të pastruara, prandaj është marr një hap i tillë. /Telegrafi/

Exit mobile version