Zëdhënësi i LSDM-së, Petre Shilegov, sot në një konferencë për shtyp deklaroi se stabiliteti i Maqedonisë nuk duhet të varet nga interesat personale të kryetarit të OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski. I pyetur se si i komenton thirrjet për tradhëti nga LSDM-ja, Shilegov tha se nuk është hera e parë që ndodh një gjë e tillë, njofton Telegrafi Maqedoni.
Shilegov, konfirmoi takimin e mbrëmshëm me BDI-në, ku tha se kanë biseduar për çështje e thirrjes së Kuvendit.
“Gjithë partitë politike të cilat kanë deputetë në Kuvendin e Maqedonisë, duhet të angazhohen aktivisht që demokracinë të mos e nxjerrim në rrugë”, tha Shilegov./Telegrafi/