Telegrafi

Shilegov sqaroi heqjen e simbolit të Diellit të Verginës

Kryetari i Bashkisë së Shkupit, Petre Shilegov tha se Bashkia e Shkupit nuk është organ që mbikëqyr punën e njësive tjera të vetëqeverisjes lokale.

“Ne do të veprojmë sipas kompetencave tona në përputhje me Marrëveshjen ndërkombëtare që Maqedonia e Veriut e arriti me Gerqinë”, tha Shilegov duke sqaruar se Bashkia e Shkupit nuk ka kompetencat te komunat tjera të Shkupit sa i përket simbolit të Diellit të Verginsës, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Lexo po ashtu Qeveria do t’i dënojë komunat, skadon afati, hiqet “Dielli i Verginës” nga pusetat

I pyetur se si komunat do ta zbatojnë urdhrin e Qeverisë për heqjen e Diellit të Verginës, a do t’i përmbahet afatit, dhe nëse i heqin edhe simbolet nëpër bekaton, Shilegov tha se aty ku është e nevojshme do të ndërmerren veprime./Telegrafi/