“Si kryetar i Shkupit duhet të mbaj llogari për atë se çka do të ndodhë në qytetin tonë në 30 vitet e ardhshme. Vlerësoj se jam i obliguar të mendoj për këtë qytet, ta parashoh zhvillimin e tij. Duhet të japim input planor për zhvillim të qytetit. Zhvillimi i Shkupit në periudhën e kaluar është i dhunshëm dhe është jashtë çfarëdo plani dhe koncepti. Unë për dallim të të tjerëve dëshiroj të flas për koncept të zhvillimit të qytetit tim”, thotë kryetari i Shkupit, Petre Shilegov, në një intervistë për AIM.
Ai sqaron se kur e kishte marr në duar Bashkinë e Shkupit kishte hasur në tre probleme më të mëdha, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“I pari është bulevardi “Brigada e tretë Maqedonase” kah Lisiçja ku ende ekziston lavanderi në mes të bulevardit, i dyti është ish-stacioni i autobusit me numër 24 në Kisella Vodë, te qarkorja, ndërsa i treti është bulevardi “Hristijan Todorovski – Karposh” në Butel. Pret që për 30 ditë të përfundojnë aktivitetet ndërtimore në Butel dhe te qarkorja në Kisella Vodë”, thotë Shilegov.
Sipas tij, Shkupi në tridhjetë vitet e kaluara ishte trajtuar si një fëmijë i padëshiruar.
Shilegov në intervistë theksoi se po përfundojnë me specifikimin teknik të furnizimit publik më të madh dhe më vëllimor që do të mundësojë që Bashkia e Shkupit të marrë kontejnerë të rinj dhe më funksionalë nga këto të cilat janë për momentin. /Telegrafi/