“Qyteterët e Shkupit nuk meritojnë kryetarë arrogant, të cilët nuk mendojnë për nevojat e qytetarëve”, tha deputeti i LSDM-së, njëherit edhe kandidat për kryetar në Bashkinë e Shkupit, Petre Shilegov.
Ai shtoi se pas ndyshimeve në zgjedhjet lokale, pushteti i ri lokal së bashku me qytetarët do të punojnë me përkushtim që Shkupi të jetë krenari për gjeneratat e ardhshme, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Do t’i japim fund ndotjes me ndërtime në qytet. Do ta bëjmë Shkupin ashtu si i ka hije. Nuk do të ketë leje për ndërtim, nëse nuk mbillen pesë drunj për një banesë”, tha Shilegov.
Në fjalimin e tij në festimin e Ditës së Pavarësisë së Maqedonisë, Shilegov shtoi se paratë e qytetarëve nuk do të harxhohen për rrota panoramike dhe fasada baroku, por do të shfrytëzohen për transport publik ekologjik dhe shkolla të reja./Telegrafi/