“Bashkia e Shkupit i shqyrton mundësitë për formimin e një ndërmarrje publike banesore, për krijimin e politikave të banimit me qëllim që të vendoset qasje sistematike për zgjidhjen e problemeve me dekada. Duke ndjekur shembullin e Ndërmarrjes Publike “Sistemi energjetik i qytetit”, krijimi i një ndërmarrje banesore do të jetë prioritet i Bashkisë gjatë vitit të ardhshëm”.
Këtë sot e deklaroi kryetari i Bashkisë së Shkupit Petre Shilegov, i cili shtoi se ndërmarrja banesore përveç se do të veprojë në tregun e pasurive të patundshme, do të sigurojë edhe qasje sistematike për zgjidhjen e problemeve të vendbanimeve të paligjshme, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ai tha se me këtë do të sigurohet kujdes social për njerëzit, por do të ketë edhe mjedis më të pastër dhe më të shëndetshëm.
Shilegov tha se pastrimi i vendbanimeve të paligjshme do të vazhdojë dhe se nuk do të lejojë zhvendosjen e sërishme të tyre./Telegrafi/