Kryetari i Bashkisë së Shkupit, Petre Shilegov ka thënë se deri tani është vërejtur një rol destruktiv i përmendoreve dhe objekteve që janë pjesë e projektit ”Shkupi 2014” pasi janë harxhuar shumë para kurse kualiteti është shumë i dobët.
”Shumë para janë harxhuar për objekte të mangëta në cilësi. Jemi duke pastruar mbetjet në lumin Vardar të cilat janë të sjella nga e gjithë Maqedonia dhe janë të fshehura në objektet e vendosura në lum. Bodrumet e objekteve të këtij projekti janë të mbushura me ujë ndërsa muret e jashtme janë të shkatërruara të gjithë. Mbetjet ndërtimore që janë hudhur në fundin e lumit tani krijojnë rrezik që të del lumi Vardar nga shtrati dhe të rrezikojë jetën e qytetarëve” tha Shilegov për mediat.
Shilegov premtoi se në muajt në vazhdim do të vendoset se çka do të bëhet me këto objekte. /Telegrafi/