Në stacionin e Njësisë kundër zjarrit në Autokomand sot në mënyrë festive u shënua 20 maj Dita e Zjarrfikësve, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Festimi filloi me një ndërimi ceremonial të zjarrfikësve, ndërsa Komandanti i Zjarrfikësve, Zvonko Tomeski, paraqiti një raport për kryebashkiakun Shilegov, njoftoi shërbimi për shtyp i Shkupit.
Shilegov përgëzoi Ditën e Zjarrfikësve dhe i falënderoi ata për përkushtimin dhe sakrificën e tyre në këtë profesion.
Shilegov në fjalimin e tij tha se Qyteti i Shkupit për Njësinë e Zjarrfikësve ka ndarë rreth 134 milionë denrë. Gjithashtu theksoi se për Njësinë e Zjarrfikëseve është paraparë edhe punësimi i 50 zjarrfikëseve të rinj. Në pajtim me standardet evropiane të proporcionit në çdo 1.500 banorë duhet të ketë një zjarrfikës, ndërsa për momentin në Shkup gjendja është një zjarrfikës në çdo 3.500 banorë. Me punësimet e reja do të rritet edhe kapaciteti në njësit e zjarrfikësve. /Telegrafi/