Telegrafi

Shilegov: Programi mund të gënjejë, sytë nuk gënjejnë (Video)

Kandidati për kryetar të Bashkisë së Shkupit nga rradhët e LSDM-së, Petre Shilegov, sot në tregun e Butelit rastësisht u takua me kandidatin për kryetar të kësaj komune nga rradhët e OBRM-PDUKM, Darko Kostovski.

Pasi që ata u përshëndetën, ndërmjet tyre u zhvillua një dialog interesant, ku Shilegov i tha kandidatit të OBRM-PDUKM-së për komunën Butel: “Do të jetë më mirë për ty nëse fitoj unë. Më beso. Populli është i bindur se unë do të fitoj dhe ju e dini këtë, sytë ju flasin”.

Ndërsa Kostovski u përgjigj duke thënë se populli nuk mendon ashtu dhe në këtë Shilegov do të bindet më 15 tetor./Telegrafi/