Site icon Telegrafi

Shilegov: Preparati kundër mushkonjave, nuk është i dëmshëm për shëndetin e njerëzve

Kryetari i Bashkisë së Shkupit, Petre Shilegov sot njoftoi se preparati që është përdorur gjatë spërkatjes së mushkonjave në kryeqytet nuk ndikon në shëndetin e njerëzve.

Ai tha se këtë vit kushtet klimatike kanë kontribuar që në mënyrë intensive të paraqiten mushkonjat, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Preparati që e kemi përdorur këtë vit nuk ndikon mbi shëndetin e përgjithshëm të njerëzve dhe pak apo minimalisht ndikon në pjesën tjetër të botës së gjallë. I trajton kryesisht mushkonjat dhe insektet tjera që paraqiten si insekte të dëmshme në këtë periudhë. Qyteti zakonisht në mënyrë përkatëse i komunikon bletarëve që t’i mbrojnë foletë me qëllim të të mos vijë deri në zhdukje të bletëve”, deklaroi Shilegov.

Ai më tej sqaroi se duhet të ketë kushte adekuate që të kryhet spërkatja. Sipas tij, ato janë të paktën tre ditë pa reshje dhe pastaj edhe dy ditët e ardhshme të jenë pa reshje që të mos pastrohet preparati që është përdorur./Telegrafi/

Exit mobile version