Kryetari i posazgjedhur i Bashkisë së Shkupit, Petre Shilegov iu falënderua qytetarëve të cilët me përkrahjen e tyre të madhe, mundësuan të plotësohen ndryshimet edhe në Shkup.
“Besimi i shfaqur nga qytetarët bëhet detyrë për ne, të punojmë me përgjegjësi, në mënyrë transparente dhe para së gjithash në interes të gjithë qytetarëve të Shkupit. Pas shumë vitesh arritëm Shkupin të ja kthejmë qytetarëve. Shkupi përsëri do të jetë qytet i humanizmit, qytet i solidaritetit”, tha Shilegov.
Sipas kryetarit të ri të Bashkisë së Shkupit, Petre Shilegov, Maqedonia më në fund ka kryeqytet qv do t’i ndërlidhë qytetarët dhe që do të punojë për to.
“Administrata e re qytetare që unë do ta udhëheq, do ta vazhdojë principin e përgjegjësisë, përfshirjes dhe llogaridhënies që e vendosi Qeveria e udhëhequr nga LSDM-ja. Do ë punojmë në interes të të gjithë qytetarëve, pa dallim nga vendbanimi i tyre, pa dallim nga përkatësia e tyre etnike ose politike”, u shpreh Shilegov./Telegrafi/