Telegrafi

Shilegov: Peshevski duhet të përgjigjet për skandalin e ri të korrupsionit (video)

Është hapur një skandal i ri korrupsioni pas pranimit të Vladimir “deal oriented” Peshevski, se akoma është drejtor i kompanisë nga Qiproja, thotë Petre Shilegov, zëdhënësi i LSDM, transmeton Telegrafi Maqedoni.

“Peshevski është “kapur gjallë” dhe në vend se të arsyetohet në mënyrë të pasuksesshme, duhet të përgjigjet: Përse paratë e honorarëve për shërbime konsulentë kanë shkuar në kompaninë “off shore”, ironizon Shilegov në konferencën e organizuar për mediat.

Sipas Shilegovit, Peshevski e ka fshehur këtë fakt.

„Nuk e ka paraqitur kompaninë në listën anketuese, ndërsa pozitën e drejtorit e ka fshehur edhe në biografinë e tij. Në kundërshtim me Ligjin për parandalimin e konfliktit të interesit dhe normave ligjore. Tani Vladimir Peshevski është kapur gjallë dhe në vend që në mënyrë të pasuksesshme të arsyetohet duhet të përgjigjet: Përse paratë e honorarëve për shërbime konsulentë kanë shkuar në kompaninë? Sa të hyra ka paraqitur dhe sa tatim ka paguar për ato të hyra në Maqedoni? Çfarë ka fshehur Peshevski me vite të tëra nga opinioni? Peshevski këndonte këngë patriotike në tubimin e OBRM-PDUKM, por nuk e ka pasur problem që në Qipro të regjistrohet nën referencën FYROM. Ja sa i tejdukshëm është patriotizmi i rrejshëm i kreut të korruptuar të OBRM-PDUKM, ka thënë Shilegov.

Gjithnjë  sipas Shilegov, Komisioni kundër korrupsionit hesht për rastin e Peshevskit.

“Komisioni shtetëror për parandalimin e korrupsionit është i obliguar ta publikojë deklaratën e Peshevskit për konflikt interesash dhe të hap lëndë. Në të kundërtën, anëtarët e Komisionit shtetëror për parandalimin e korrupsionit janë kryerës të veprës penale dhe do të përgjigjen para drejtësisë. Ky skandal i ri i korrupsionit është edhe një vërtetim se Maqedonia ka nevojë për kthim të drejtësisë dhe shtetit të së drejtës. Falja duhet të anulohet tërësisht. Çdokush që e ka shkelur ligjin duhet të përgjigjet dhe do të përgjigjet“, porosit Shilegov në konferencën e sotme për shtyp./Telegrafi/

/Telegrafi/