Telegrafi

Shilegov: Përgjegjësia për ngjyrosjen e Gjykatës Themelore bie mbi ‘laramanët’

‘Të vetmit që ikin nga zgjedhjet fer, të lira dhe demokratike gjatë gjithë vitit, jo vetëm tani, janë OBRM-PDUKM dhe BDI. Ne nuk do të lejojmë të shtyhen zgjedhjet të cilat duhet të jenë të drejta, të lira dhe demokratike. Maqedonia duhet të ketë zgjedhje të drejta, të lira dhe demokratike’, tha zëdhënësi i LSDM-së Petre Shilegov në një konferencë për shtyp, përcjell Telegrafi Maqedoni.

I pyetur për të komentuar mbi shkrimet e portaleve të caktuara se LSDM ka porositur ngjyrosjen e mbrëmshme të Gjykatës Themelore, për shkak se në këtë institucion, Zaev do të gjykohet për rastin “Puç”, Shilegov tha se “përgjegjësia për ngjyrosjen e Gjykatës Themelore Shkup 1 bi mbi “laramanët”.

‘Në qoftë se ju me kujdes lexoni njoftimin, me siguri do t’i konfirmoni edhe motivet se kush e ka bërë atë’, tha Shilegov. /Telegrafi/