Zëdhënësi i LSDM-së, Petre Shilegov, sot në konferencën e tij për shtyp tha se partia e tij po punon për të gjetur zgjidhje dhe u shpreh i bindur se shumë shpejt do të ketë Qeveri, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Gjatë ditëve të ardhshme bëjmë thirrje për durim. LSDM është plotësisht e vetëdijshme për gjetjen e zgjidhjes së shpejtë dhe efikase për formim të Qeverisë së re. Qytetarët në zgjedhje zgjodhën qeveri e cila do të sjell ndryshimet e nevojshme për qytetarët”, deklaroi Shilegov.
Zëdhënësi i LSDM-së refuzoi të përgjigjet në pyetjet e gazetarëve në lidhje me kushtet që ka BDI-ja dhe në atë se a kanë filluar bisedimet për mbledhjen e nënshkrimeve./Telegrafi/