Kryetari i Bashkisë së Shkupit, Petre Shilegov theksoi se Shkupi sa i përket tërmetit është qytet i sigurt.
“Për shkak të vitit 1963 seriozisht janë ngritur standardet e sigurisë. Ajo që di unë se të gjitha projektet dhe të gjitha banesat që ndërtohen duhet të kalojnë përmes Institutit për inxhinieri të tërmeteve dhe sizmologji për të marrë pëlqim. Shkupi në këtë aspekt është qytet i sigurt”, tha Filipçe.
Ai shtoi se natyra është e çuditshme dhe se nuk mund të jemi të sigurtë.
Ndryshe gjatë ditës së djeshme në Maqedoni ndodhën disa tërmete./Telegrafi/