Telegrafi

Shilegov pas protestave të OBRM-PDUKM-së: Po pastrojmë mbeturinat, si çdo herë

Kryetari i Bashkisë së Shkupit Petre Shilegov, sot ka publikuar disa fotografi nga mbeturinat të cilat mbetën pas protestave të OBRM-PDUKM-së.

Në llogarinë e tij në Facebook ai shkruan se si çdo herë ata pastrojnë mbeturinat, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ndërsa ka thënë se partitë kur organizojnë mbledhje dhe protesta, duhet që pas vete të kenë edhe ekipe të pastrimit për të larguar mbeturinat që lënë pas.

Përndryshe, OBRM-PDUKM-ja gjatë ditës së djeshme para objektit të qeverisë organizoi protesta, për të shprehur revoltën e tyre ndaj qeverisjes së Zoran Zaevit dhe LSDM-së./Telegrafi/