Pohimi se shkarkimi i Prokurorit publik është i paligjshëm është gënjeshtër dhe edhe një tentim dëshpërues i OBRM-PDUKM-së për ta bllokuar punën në Kuvend dhe t’i pengojë reformat në gjyqësi, deklaroi sot në konferencën për shtyp në Kuvend, deputeti i LSDM-së Petre Shilegov.
“Me pauzat e pakuptimta, kërkesat e palogjikshme për shtyrjen e seancave dhe replikimin mes vete, deputetët e OBRM-PDUKM-së në mënyrë dëshpëruese tentojnë ta shtyjnë shkarkimin e Marko Zvërlevskit, mbrojtësin e krimit më të madh në 11 vitet e fundit. Në këtë drejtim ëshjtë edhe kërkesa e sotme absurde e deputetëve të OBRM-PDUKM-së, pika për shkarkimin e Zvërlevskit që të shtyhet për pas zgjedhjeve lokale”, tha Shilegov.
Sipas tij, procedura për shkarkimin e Zvërlevskit është tërësisht ligjore dhe transparente, veçanërisht që Kuvendi është ligjdhënës, e jo pushtet ekzekutiv.
Ai njëherit, i vlerësoi si të kota të gjitha tentimet e OBRM-PDUKM-së për ta bllokuar punën e Kuvendit dhe t’i pengojë reformat që, thotë, kanë marrë mbështetje nga shumica e qytetarëve. /Telegrafi/