Në një komunikatë për Telegrafi Maqedoni, LSDM njofton se zëdhënësi i partisë, Petre Shilegov, ka mbajtur një konferencë për media.
Shilegov ka kritikuar OBRM-PDUKM dhe BDI-në në lidhje me atë, se të dy partitë, nuk votuan ndryshimet e propozuara të Ligjit për PSP dhe të Ligjit për dëshmitarët e mbrojtur.
‘Prova më e madhe për kriminalitetin e të akuzuarit Nikolla Gruevski është votimi i sotëm nga ana e deputetëve të tij.
Është e qartë se i akuzuari Nikolla Gruevski dhe udhëheqja kriminale e OBRM-PDUKM-së janë të vetmit të cilët nuk duan të mundësojnë Prokurorisë speciale publike për të punuar në mënyrë të papenguar.
Çfarë është kjo që e frikëson OBRM-PDUKM-në dhe nuk do që të votojnë ndryshimet e propozuara të Ligjit për PSP dhe të Ligjit për dëshmitarët e mbrojtur?
Kundërshtimi i këtyre ndryshimeve, si edhe sjellja e paradokohshme e deputetëve drejt prokurores speciale tregon se OBRM-PDUKM-së nuk i konvenon ekzistimi i Prokurorisë speciale të fuqishme e cila do t’i sqarojë hetimet e nisura.
Me votimin e sotëm, deputetët e OBRM-PDUKM-së zyrtarisht u bënë ndihmues që e kamuflojnë kriminalitetin të cilin e persekuton Prokuroria speciale publike.
Me alibi votimin e BDI-së, edhe këtë parti politike e grupon në të njëjtën kategori me OBRM-PDUKM.
Për të tejkaluar krizën politike në tërësi, duhet pasur një shkarkim ligjor në një procedurë të paanshme dhe transparente. Askush, pa marrë parasysh përkatësinë e tij partiake, duhet të përballet me drejtësinë.
Prokuroria speciale është pjesa kyçe për të dalë nga kriza politike dhe prandaj këto propozim-ndryshime janë më shumë se të nevojshme.
Funksionimi i saj të papenguar mund të vëjë fundin e krizës, dhe ta kthejë shoqërinë e Maqedonisë drejt vlerave të vërteta’, ka thën sot Shilegov në konferencën për shtyp. /Telegrafi/