Zëdhënësi i LSDM-së, Petre Shilegov, sot deklaroi se pushteti nuk e ka realizuar premtimin prej para dy viteve për investime dhe vende pune në Zonën Zhvillimore Industriale Teknologjike (ZZHIT) në Radovish, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas Shilegovit, nuk është realizuar asgjë nga premtimet e ish kryeministrit Nikolla Gruevski, gjatë vendosjes së gurthemelit në ZZHIT në Radovish.
“Këtu nuk ka as fabrika as vende të reja pune. Nuk ka as investime prej 11 milionë eurosh që ishin paralajmëruar. Këtu duhej të ketë infrastrukturë telekomunikuese, rrjet për furnizim me energji elektrike dhe rrjet për furnizim me gaz të fabrikave, por nuk ka asgjë”, deklaroi Shilegov./Telegrafi/