Site icon Telegrafi

Shilegov: Në mars do të arrijnë 17 autobusë të rinj ekologjik

Kryetari i Bashkisë së Shkupit sot deklaroi se pas datës 12 mars pritet të arrijnë prej 17 deri 33 autobusë të ri ekologjik në Shkup.

Shilegov sot në konferencë për shtyp tha se autobusët ekologjik për momentin ndodhen në fabrikën MAN për shqyrtim, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai tha se autobusët janë me ngjyrë të kuqe sikur ata që i ka Shkupi, ndërsa në brendësinë e autobusëve akoma punohet.

“Nga ndërmarrja publike për komunikacion sot mi dërguan fotografitë e eco-autobusëve, ndërsa për momentin MAN po i analizon. MAN është prodhues premium, nuk është ndonjë prodhues kinez i panjohur, me të cilët tani kemi probleme për shkak të coronavirusit”, tha Shilegov./Telegrafi/

Exit mobile version