Bashkia e Shkupit së bashku me MPB-në inicion ndryshime ligjore me të cilat gjatë kontrollit teknik të automjeteve, çdo automjet të mund në mënyrë ekologjike të hartohet dhe të marrë ngjitëse. Pastaj autoritetet e qytetit do të mund në mënyrë administrative t’i përjashtojnë automjetet që realisht kontribuojnë për ndotjen e ajrit.
Këtë e kumtoi sot kryetari i Bashkisë së Shkupit, Petre Shilegov, pas takimit me kryetarët e komunave të Shkupit në lidhje me ndotjen e ajrit në kryeqytet. Ai potencoi se për herë të parë fillon të zgjidhet problemi në mënyrë sistematike me ndotjen, si të ajrit ashtu edhe të mjedisit.
“Pres se këtë mund ta bëjmë edhe në formë ligjore dhe se deri në fund të vitit do të kalojë deri te Kuvendi i Maqedonisë. Deri në fund të vitit të ardhshëm do të mund të kemi automjete të hartuara, në kuptim ekologjik, në territorin e tërë shtetit. Dhe kështu në mënyrë administrative ta ndalojmë komunikacionin për automjete – ndotës”, tha Shilegov në klubin e deputetëve.
Ai sqaroi se nuk do të ketë implikime shtesë financiare ndaj buxhetit të qytetarëve sepse edhe ashtu secili qytetar kryen kontrolle teknike gjatë vitit.
Shilegov potencoi se kjo është vetëm një ide dhe se duhet të përpunohet. Çdo automjet do të duhet të marrë ngjyrë adekuate të ngjitëses si ato që i kemi gjatë regjistrimit të automjetit./Telegrafi/