Telegrafi

Shilegov ndërpret fjalimin e Trajanovskit, e fton në duel televiziv (Video)

Kandidati i LSDM-së për Bashkinë e Shkupit, Petre Shilegov, sot ndërpreu kundërkandidatin nga OBRM-PDUKM-ja, Koce Trajanovski, përderisa ai mbante fjalim në një ngjarje në të cilën kandidatët duhej të nënshkruanin deklaratë për ajër të pastër, nga iniciativa qytetare “O2” dhe e ftoi në inçizim të debatit mes kandidatëve të Bashkisë së Shkupit, të cilin e organizon TV Telma në orën 16.

“Të dalim në duel, sot në orën 4 ju ftoj të mos jeni arrogant dhe të dalim para opinionit së bashku me kandidatët tjerë”, tha Shilegov, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kurse Trajanovski ia ktheu se pse e përmend atë dhe e përkujtoi se nuk kanë ardhur për të diskutuar.

Videon e kësaj ngjarje e ka shpërndarë në Facebook kandidati i LSDM-së, Petre Shilegov./Telegrafi/