Deputeti i LSDM-së, Petre Shilegov nga foltorja e komisionit për sistem politik sot ka folur në lidhje me propozimin për ligjin e gjuhëve që është në diskutim e sipër para anëtarëve të këtij komisioni, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Shilegov mes tjerash tha ”Mos krijoni frikë pa mos u bazuar në realitet në lidhje me ligjin e gjuhëve. Askush nga Berova, Dellçeva dhe nga Vinica nuk do të jenë të detyruar që të përdorin gjuhë tjetër që nuk është gjuhë e tyre amtare. Nuk është e përgjegjshme që të krijohen kështu debate. ” tha Shilegov, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Përndryshe, sot është dita e dytë e diskutimit për këtë ligj në komisionin parlamentar për ligjin për gjuhët.
Diskutimi duhet të vazhdojë edhe nesër, ndërsa propozim ligji duhet të jetë para deputetëve deri më 14 shtator. /Telegrafi/