Site icon Telegrafi

Shilegov: LSDM-ja ka plan për ta zhbllokuar punën e Kuvendit (Video)

Zëdhënësi i LSDM-së, Petre Shilegov, ka qenë i ftuar në emisionin “10 minuta” në TV21, ku ka folur për situatën momentale në Kuvend dhe zgjidhjet e mundshme për të dalur nga kriza. Ai tha se Trajko Veljanovski nuk është personi i cili duhet ta udhëheq seancën konstituive, por këtë duhet ta bëjë deputeti më i vjetër në parlament. Shilegov theksoi se, OBRM-PDUKM-ja është parti e cila manipulon me Deklaratën e përbashkët të partive shqiptare dhe frikëson qytetarët me federalizim dhe kantonizim të shtetit, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Lëvizja e sotme është nga hapat e mundshëm për të zhbllokuar Kuvendin. Qëllimi është ta lejojmë OBRM-PDUKM-në të debatojë me veten dhe të ndihen absurd. Le të debatojnë për atë që nuk ekziston. Ka njerëz që nuk pajtohen me politikat e tyre. Qëllimi i kësaj lëvizje është ta qetësojmë opinionin maqedonas, nga propagandat e OBRM-PDUKM-së. Nuk është në interes të Maqedonisë të qëndrojmë në këtë vend”, tha mes tjerash Shilegov.

Ai përmendi disa projekte që tanimë do të ishin të realizuara, nëse OBRM-PDUKM-ja nuk do të pengonte proceset demokratike në vend. Por sipas tij, me shumicën e re parlamentare prej 67 deputetëve do të arrihet që të zhbllokohet puna e Kuvendit./Telegrafi/

Exit mobile version