Kryetari i Bashkisë së Shkupi, Petre Shilegov bëri të ditur se në zgjedhjet e ardhshme lokale sërish do të kandidojë për kryetar.
Ai në pyetje të gazetarëve rreth kandidaturës së dytë në Shkup, tha se disa herë e ka theksuar se do të rikandidojë dhe se nuk ka ndryshim.
“Mbes me të njëjtin qëndrim edhe para fillimit të spekulimeve. Nesër ato spekulime nuk do të jenë dhe do ta shihni se nuk bëhet fjalë për kryetar komune”, potencoi Shilegov në lidhje me spekulimet se LSDM dhe BDI janë dakorduar për kandidat të përbashkët në Shkup.
Ndryshe, Petre Shilegov gjatë vitit 2017 nga deputet nga radhët e LSDM-së kandidoi për kryetar të Shkupit./Telegrafi/