Bashkia e Shkupit në pushimin veror do të kryej rikonstruktimin e plotë të fasadave të shkollve të memsë “Dimitar Vllahov”, “Josip Broz Tito”, “Orce Nikollov”, “Koço Racin”, “Nikolla Karev”, “Boro Petrushevski”, “Zdravko Cvetkovski”, “Pançe Arsovski”, “Saraj”, “Pancçe Karagjozov”, dhe “Mihajllo Pupin”, me qëllim të bëhet efikase në energji, theksoi sot Kryetari i Bashkisë së Shkupit, Petre Shilegov.
Ai shoti se në shkollat tjera të mesme në Shkup do të kryhet rekonstruktim i plotë nga brenda dhe ndryshim i bankave shkollore dhe karrigeve, aty ku është nevoja, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Shuma totale kapën mbi 60 milionë denarë, mjete që i kemi ridrejtuar nga projekti kriminal “Shkupi 2014″. Prioritetet tona janë harxhime në nevojat e vërteta të qytetarëve”, deklaroi Shilegov.
Kryetari i Shkupit informoi se është në përfundim procedura për rikonstruktim të plotë të shkollave të mesme “Marija Kiri-Skllodovska” dhe “Cvetan Dimov”.
“Punimet e ndërtimin që po i kryejmë, njëkohësisht, do t’i bëjnë shkollat e mesme shkolla në dispozicion për fëmijët me nevoja të veçanta. Në tualetet do të punohen pjesë të veçanta posaçërisht për ata fëmijë. Sepse, secili në Shkup ka të drejtë për mundësi të barabartë dhe çdokush ka të drejtën e jetës”, tha Shilegov./Telegrafi/