Deputeti i LSDM-së, Petre Shilegov, në një konferencë për shtyp ju bëri thirrje institucioneve të reagojnë menjëherë pas dhunës në Kuvend, pasi sipas tij, ekzistojnë kërcënime terroriste të rendit kushtetues. Ai tha se LSDM-ja posedon prova serioze se ajo që ndodhi të enjten në Kuvend ishte vepër penale “kërcënim terrorist i rendit kushtetues dhe sigurisë”, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Ai që me qëllim rrezikon rendin kushtetues dhe sigurinë e Maqedonisë, duke shkaktuar ndjenjën e pasigurisë ose frikës tek qytetarët, do të dënohet me burg së paku me dhjetë vite. Kemi fotografi, video dhe prova tjera dhe i dijmë se kush janë personat, të cilët me dha pa maska tentuan të vrisnin deputetët në Kuvend”, deklaroi Shilegov.
Ai tha se provat do t’i dorëzojnë tek institucionet kompetente dhe se do t’i publikojnë edhe në opinion. Shilegov shtoi se dhuna e Gruevskit, Ivanovit, Veljanoskit dhe Çavkovit nuk mund të ndalojë proceset demokratike./Telegrafi/