“Shkupi i ri sërish lindi, ndërsa Maqedonia i rrumbullakësoi ndryshimet dhe u nis përpara. Rezultate janë të qarta, në Shkup kemi fitore që në raundin e parë”, deklaroi sot kandidati i LSDM-së për kryetar në Bashkinë e Shkupit, Petre Shilegov.
“Maqedonia fitoi një kryeqytet i cili lidh, kryeqytet i cili punon për qytetarët. Ky rezultat për mua paraqet nderë të madh, por edhe detyrim më të madh. Administrata e re e qytetit që do ta drejtoj do të jetë shërbimi i qytetarëve”, tha Shilegov, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ai i falënderoi të gjithë qytetarët e Shkupit, të gjitha partitë politike në zgjedhjet si dhe të gjitha institucionet që mundësuan zgjedhje të lira dhe demokratike.
Shilegov tha se ende nuk ka marrë urim nga ish-kryetari i Bashkisë së Shkupit, Koce Trajanovski dhe se pret gjatë ditës të paraqitet dhe të pranojë humbjen.
Sipas informacioneve jozyrtare nga KSHZ, Petre Shilegov ka marrë 137.566 (50.29%) vota, ndërsa Koce Trajanovski ka arritur 98.617 (36.06%) vota./Telegrafi/