Kreu i Shkupit Petre Shilegov gjatë një konference për shtyp tha se për çështjen e dislokimit ose tërheqjes së anijeve në lumin Vardar, tanimë ka filluar një procedurë ligjore dhe se po shqyrtohen të gjitha mundësitë, mënyrat dhe procedurat ligjore për zgjidhjen e saj.
Gjithsesi ai theksoi nevojën e një zgjidhje të shpejtë, për shkak të reshjeve që rrisin nivelin e ujit në Vardar.
“Është filluar procedura, këtë e thashë. Janë duke u shqyrtuar të gjitha mundësitë ligjore dhe kur do të jetë situata e përshtatshme të mund të sillen vendime të drejta në këtë aspekt dhe më pas do të veprojmë ne bazë të atyre vendimeve. Kam thënë disa herë siguria e qytetarëve është shumë me rëndësi, jemi dëshmitar se gjatë kësaj vjeshte dhe dimri pas 2 ditësh shi lumi Vardar doli nga shtrati dhe për këtë siguria është një gjë shumë më rëndësi për mua si kryetar i Qytetit”, deklaroi Petre Shilegov./Telegrafi/