Site icon Telegrafi

Shilegov: Janë ndërprerë bisedimet e partive politike

Zëdhënësi i LSDM-së, Petre Shilegov, deklaron se bisedimet e grupeve të punës të partive politike nënshkruese të marrëveshjes së Përzhinos me ambasadorët e BE-së dhe SHBA-ve, janë ndërprerë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Shilegov thotë se ndërprerja e bisedimeve vjen në momentin kur diskutohet për 330000 votues të dyshimtë, si edhe për reformat në sferën e mediave, që për OBRM-PDUKM-në janë tema të dhimbshme.

Njiherit, Shilegov ka paralajmëruar padi penale për gjykatësen Aleksandra Pop Stefanija, e cila e ka shpallur si jokompetente PSP-në, për lëndën ”Fortesa”./Telegrafi/

Exit mobile version