Site icon Telegrafi

Shilegov: Ivanov e shkeli Kushtetutën dhe ligjet

Petre Shilegov nga LSDM konsideron se presidenti Gjorge Ivanov ka shkelur Kushtetutën dhe ligjet dhe ka bërë diskriminim politik me kërkesën që të sigurohet shumicë deputetësh si kusht për ta ndarë mandati për formim të Qeverisë së re, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Themi se Gjorge Ivanov po shkel Kushtetutën dhe ligjet dhe se kjo tërheqë përgjegjësi për Ivanovin. Gjorge Ivanov nuk ka të drejtë që politikisht të diskriminojë”, u shpreh sot zëdhënësi i LSDM-së, Petre Shilegov.

Ndërsa në pyetjen nëse LSDM-ja ka filluar të mbeldhë nënshkrimet e deputetëve, Shilegov tha se LSDM po punon në gjetjen e zgjidhjes e cila do të çojë drejt formimit të shpejtë dhe efikas të Qeverisë së re./Telegrafi/

Exit mobile version