Site icon Telegrafi

Shilegov: Ikja nga përballja me të vërtetën është bërë një markë e OBRM-PDUKM-së

Përmes një deklarate për media, Petre Shilegov nga LSDM-ja ka replikuar ndaj deklaratës së sotme të OBRM-PDUKM-së, për mosvotimin e ligjeve që lidhen me PSP-në.

Në deklaratën e Shilegovit, dërguar Telegrafit Maqedoni, thuhet se ”Ikja nga përballja me të vërtetën është bërë një markë e OBRM-PDUKM-së. Për dhjetë vjet të tërë ikin nga përballja me të vërtetën dhe përgjegjësinë për veprimet e tyre.”

Në replikën e tij, Shilegov mes tjerash thot se ”atë që kemi parë për ndryshimet e Ligjeve të PSP-së dhe për Mbrojtjen e dëshmitarëve rishtas konfirmoi se OBRM-PDUKM kanë frikë nga puna e PSP-ja dhe ikin që të përballen me drejtësinë. Në mënyrë deklarative e mbështetin Prokurorinë Speciale duke bërë çdo gjë që ta pengojë punën e saj me kapacitet të plotë. Të frikësuar nga përgjegjësia që ata kanë hedhur poshtë propozimet tona për ndryshim të Ligjit për PSP dhe mbrojtjen e dëshmitarëve.

Lexo po ashtu Për OBRM-PDUKM-në, Prokuroria Speciale Publike bën punë joprofesionale, të pardrejtë dhe të paligjshme

Të frikësuar se do të humbasin kontrollin mbi punonjësit e admnistratës ata i hedhin poshtë propozimet tona të ndryshimeve të Ligjit për nëpunësit e administratës dhe ndryshimet e Ligjit përmes të cilit kërkojmë për të shtyrë vlerësimin e nëpunësve pasi kalojnë zgjedhjet.

Ne jemi të vetëdijshëm se OBRM-PDUKM do të vazhdojë të ikë nga përballja me të vërtetën dhe si afrohen zgjedhjet , frika nga marrja e përgjegjësisë , bëhet më e madhe. Por ata duhet të jenë të vetëdijshëm se nuk mund të ikin përgjithmonë. Po afrohet dita kur të gjithë do të duhet të mbajnë përgjegjësinë për veprimet e tyre.

Vjen një kohë e përgjegjësisë dhe transparencës. Maqedonia nuk mund më të udhëhiqet nga njerëzit që kanë frikë të ballafaqohen me faktet dhe nuk kanë ndjenjën e përgjegjësisë.”/Telegrafi/

Exit mobile version