Gjykata Kushtetuese të deklarohet menjëherë rreth iniciativës për vlerësimin e asaj se a bie ndesh me kushtetutën Ligji për Prokurori Speciale Publike. Drejtësia dhe lufta kundër krimit dhe korrupsionit nuk guxojnë që të janë nën kërcënim, transmeton Telegrafi Maqedoni.
‘Qytetarët e dijnë, Gjykata Kushtetuese për vetëm pesë ditë nisi procedurë dhe për shtatë ditë solli vendim për iniciativën e BDI-së. Prej më shumë se tetë muaj, Gjykata Kushtetuese nuk bëri asgjë rreth iniciativës për Ligjin për PSP dhe po e mban peng gjyqësinë dhe sundimin e të drejtës. Kjo është e papranueshme. Askush nuk është mbi ligjin dhe shtetin ligjor.’, tha Petre Shilegov, zëdhënës i LSDM-së.
Sipas Shilegov, prioritet i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë duhet që të jetë Ligji për PSP-në. Vetëm kështu do të mundësohet punë e pavarur e PSP-së. Qytetarët patjetër, sipas tij, duhet të sigurohen se para Ligjit të gjithë janë të barabartë. Vetëm kështu mund të mbijetojë Marrëveshja e Përzhinos. /Telegrafi/