Site icon Telegrafi

Shilegov: Gjendja është e njëjtë si në Tetovë si në Shtip

Bartësi i listës për deputetë i koalicionit opozitar të kryesuar nga LSDM-ja për njësinë e gjashtë zgjedhore, Petre Shilegov në shoqëri të më shumë kandidatëve për deputetë të kësaj liste, sot patën takime me një pjesë të banorëve të fshatrave të Tetovës, Falishte dhe Saraçinë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Erdhëm këtu që ta prezentojmë Planin tonë për jetë në Maqedoni dhe të flasim për pagën minimale prej 16 mijë denarë dhe pagën mesatare që do të jetë 30 mijë denarë që përfundimisht ta kthejmë njeriun në fokus të vëmendjes në vend dhe jo të pasurohen individë të caktuar në llogari të të gjithë qytetarëve”, tha mes tjerash Shilegov.

Ai ghithashtu tha se në bisedime të partisë së tij është përcaktuar se problemet edhe këtu janë të njëjta, si edhe për mbarë vendin, ndërsa si më të rëndësishme i përmendi pagat e vogla dhe migrimin masovik të të rinjve./Telegrafi/

Exit mobile version