Site icon Telegrafi

Shilegov: Fillon përballja me projektin “Shkupi 2014”

Kryebashkiaku i Shkupit, Petre Shilegov sqaroi në konferencë shtypi çështjen e mënjanimit të përmendores së Andon Janevit, i ashtuquajtur Qose, i vënë në periudhën e qeverisjes së Gruevskit, si pjesë e projektit “Shkupi 2014”.

Shilegov tha se Bashkia e hoqi përmendoren e vendosur më mënyrë të paligjshme para kompleksit gjyqësor, duke theksuar se nuk do të tolerohen gjëra të paligjshme dhe veprimet e palejuara.

Ai paralajmëroi një përballje me projektin “Shkupi 2014”, duke shtuar se, siç deklaroi, të gjitha veprimet e paautorizuara të qeverisjes së kaluar do të trajtohen sipas ligjit.

Shilegov tha se në të njëjtin vend do të mbjellet një dru që do t’i kushtohet të drejtave të njeriut, bashkë me një pllatë të gravuar me Nenin 10 të deklaratës për të drejtat e njeriut të OKB-së për të drejtën e gjykimit të drejtë.

Paraprakisht, Inspektoriati ndërtimor në Komunën Qendër ka vërtetuar se Bashkia e Shkupit nuk ka patur të drejtë që të vendosë këtë përmendore./Telegrafi/

Lexo po ashtu Natën vonë u hoq një përmendore nga projekti “Shkupi 2014” (Foto)
Exit mobile version