Familja e afërt e Gjorgje Ivanov, njeriut i cili shpalli falje për bandën kriminale të Nikola Gruevskit, është drejtpërsëdrejti e lidhur me biznese dhe firma nga Panamaja, ka akuzuar sot zëdhënësi i LSDM, Petre Shilegov, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Sipas tij, vëllai i Maja Ivanova, Sasho Tonevski, ka relacione biznesi me firmën „LIP Corp Panama City“ nga Panamaja.
Duke drejtuar dokumentin nga Regjistri qendror kah gazetarët Shilegov tha:
– Ky është ai dokument. Lip Corp Panama është themelues dhe pronar i firmës „Delfino travel Ballkans“. Sasho Tonevski, vëllai i Maja Ivanova, është njëri nga pronarët dhe drejtor i kësaj firme. Vetëm para disa ditësh, ose në kohën kur filloi të përhapet skandali me larjen e parave përmes firmave panameze, „Delfino travel Ballkans“ është shuar dhe shlyer nga Regjistri qendror.
Ai pyeti se çfarë fsheh familja e Ivanov?
– Një gjë duhet të jetë e qartë për të gjithë. Maqedonia është në këmbë. Drejtësia, liria dhe demokracia po kthehen. Gjithkush që e ka shkelur ligjin do të përgjigjet, porositi në fund Shilegov./Telegrafi/