Telegrafi

Shilegov: Është e papranueshme që Shkupi dhe Tirana të mbahen peng i politikave primitive të shekullit të 19-të

Kryetari i Bashkisë së Shkupit Petre Shilegov ndau vizionin e tij për të ardhmen në sesionin “Qytetet e zgjuara, lëvizshmëria urbane dhe zgjidhjet dixhitale në Maqedoninë e Veriut” në “Forumin Ekonomik të Shkupit”.

Në forum, Shilegov iu përgjigj një pyetje specifike se në çfarë mase vetoja e Bullgarisë do të ndikojë si në Maqedoni dhe në Shqipëri, gjegjësisht në zhvillimin e mëtejshëm të qyteteve në këto vende:

“Fatkeqësisht, ne si kryetarë bashkish jemi peng i politikave që u krijuan në shekullin e 19-të, ndërsa pasojat e të cilave po i ndiejmë tani, në shekullin e 21-të. Unë mendoj se është e papranueshme që i gjithë rajoni i Ballkanit Perëndimor, veçanërisht Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria, të mbahen peng i primitivizmit në politikë, tha Shilegov.

Shilegov theksoi se megjithëse Shkupi dhe Tirana janë përparuar seriozisht nga shumë qendra evropiane në zbatimin e politikat, ato tani janë “pengje të politikës primitive të shekullit të 19-të”.

“Unë do të isha shumë më i lumtur si kryetar i Bashkisë së Shkupit, nëse do të merrej një vendim në Sofje për të ndërtuar një autostradë nga Sofja në Shkup, sesa të merrja një vendim për të bllokuar Maqedoninë dhe Shqipërinë në procesin e integrimit evropian. Por ne do të marrim një vendim për të ndërtuar një autostradë midis Shkupit dhe Tiranës”, tha Kryetari i Bashkisë së Shkupit Petre Shilegov në Forumin Ekonomik të Shkupit./Telegrafi/