Telegrafi

Shilegov: E shkarkova drejtoren sepse askush nuk mund të pengojë të drejtën për protestë

Kryetari i Bashkisë së Shkupit sqaroi se shkarkoi drejtoren e gjimnazit “Nikolla Karev” sepse beson fuqimisht në të drejtat demokratike që ajo është përpjekur ta pengojë.

“Unë besoj fuqimisht në të drejtat demokratike. E drejta për të protestuar është një nga të drejtat themelore, pa dallim nëse është i rritur apo e mitur. Edhe kur isha në opozitë, unë luftova fort kundër kërcënimeve dhe shkeljeve të njerëzve sepse ata po protestonin. Nëse do të ishte në ndonjë kohë më herët, dyert e shkollës do të ishin mbyllur, ndërsa nxënësit nuk do të mund të dilnin. E drejta për një mjedis të shëndetshëm është drejtë themelore. E ardhmja qëndron tek ata që përpiqem të jenë më të zëshëm, ndërsa dikush u përpoq të pengonte ata”, tha Shilegov.

Lexo po ashtu Shkarkohet drejtoresha e gjimnazit “Nikolla Karev”, kërcënoi nxënësit për protestën

I pyetur se pse nuk mori pjesë në protesta, Shilegov u përgjigj se, zyrtarisht ishte me mungesë për të cilën kishte njoftuar më herët./Telegrafi/