“Falënderojmë qytetarët për paralajmërimin që na kanë dërguar. Pas zgjedhjeve do të vërtetohet përgjegjësia individuale të secilit në kuadër të institucioneve që i udhëheq. Për ne në këtë moment përqendrimi është te zgjedhjet presidenciale dhe ju bëj thirrje të gjithë qytetarëve që në mënyrë sa më masive të dalin të votojnë”, tha Shilegov.
Shilegov tha se nëse qytetarët nuk janë të kënaqur me qeverisjen e LSDM-së, nuk duhet ta dënojmë shtetin tonë dhe ta çojmë dekada pas, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Si funksionar i zgjedhur nga qytetarët normalisht ndjej përgjegjësi ndaj tyre, puna jonë është që t’i hapim proceset që për shumë vite lënë anash dhe t’i zgjidhim problemet e tyre”, tha Shilegov./Telegrafi/