Bartësi i listës për deputetë nga LSDM për zonën zgjedhore numbër 6, Petre Shilegov ka rikujtuar pushtetin se do të humbin vota në Tearcë, vendin e vetëm ku do të rivotohet, shkruan Telegrafi Maqedoni.
”Në Tearcë digjet zjarri” ka shkruar Shilegov duke aluduar për votimin e 25 dhjetorit.
Përndryshe, në një vendovim në Tearcë do të votohet pasi Gjykata Kushtetuese vendosi që aty ka pasur parregullsi.
Në të njejtin vendvotim rezultatet kanë qenë si vijon:
91 vota për OBRM-PDUKM-në,
87 vota për LSDM-në,
65 vota për Lëvizjen Besa,
64 vota për PDSH-në,
53 vota për BDI-në,
25 vota për Aleancën për Shqiptarët dhe nga një votë për OBRM për Maqedoninë dhe Koalicionin për Ndryshime dhe Drejtësi.
Në këtë vendvotim kanë dalë 404 nga 714 votues të regjistruar në Listën e votuesve./Telegrafi/