Duhet të ndalohet ndërtimi i objekteve ilegale tek “Mavrovka”, shkruan në Facebook kryetari i Shkupit Petre Shilegov.
“Qyteti i Shkupit, me kërkesën time, më 09.07.2020 ka reaguar pranë inspektorateve kompetente për ndërtimet ilegale tek ‘Mavrovka’.
Sot mora një përgjigje nga Këshilli i Inspektimit, për një inspektim të planifikuar të përbashkët të shtetit dhe inspektoratit ndërtimor komunal”, thotë Shilegov./Telegrafi/