Nuk ka mundësi teknike në deponinë Drislla të digjen mbeturina të cilit do karakter përveç mbeturinave mjekësore, deklaroi sot kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov.
I pyetur nëse mundet shkupjanëve t’u garantojë se në Drislla nuk digjen helme apo materiale të rrezikshme, Shilegov tha se kompetent për mbikëqyrjen e punës së deponisë në kuptimin ekologjik si kapacitet me licencë “A” është Inspektorati shtetëror.
“Në Drislla nuk ekziston repart i cili mund të djegë lloj të tillë të mbeturinave, sepse atje ka vetëm insinerator (djegës) për djegie të mbeturinave mjekësore. Lloj tjetër i mbeturinave për fat të keq nuk digjet. Nëse do të kishte sukses procedura për zgjedhje të partenerit privat lloj i tillë i instalacionit ishte një nga targetet të cilat i vendosi Qyteti”, tha Shilegov në përgjigje të pyetjes para fillimit të solemnitetit me rastin e shënimit të festës së patronatit të Shkollës së mesme elektro-teknike “Mihajllo Pupin” dhe inaugurimin e elektranës fotovoltaike në shkollë.
Ai saktësoi se Qyteti i përfundoi të gjitha procedurat të cilat në kuptimin formal do të thonë marrja e Drisllës si ndërmarrje publike dhe shtoi se Regjistri qendror ka qëndrim të vet që, siç tha, për fat të keq nuk korrespondon me qëndrimin e Qytetit.
“Por, të gjithë duhet ta kemi parasysh përgjegjësinë shoqërore dhe interesin publik të Qytetit, e ajo është se nuk guxojmë ta humbim mundësinë Drislla të bëhet kapacitet i ndërmarrjes publike. Në këtë moment në kuptim formal nuk ekziston procedurë në të cilën Qyteti duhet të zgjedhë ndonjë partner privat i cili do të udhëhiqte me Drisllën, ndërkaq për fat të keq më herët partneri i zgjedhur ende është brenda dhe ende ekonomizon dhe pa kurfarë baze juridike realizon përfitime të caktuara edhe pse nuk ka bazë formale”, tha Shilegov.
Ai përkujtoi se Këshilli i Qytetit të Shkupit tashmë ka sjellë vendim të ndërpritet procedura dhe Drislla të kthehet si pronësi publike dhe si ndërmarrje publike.