Site icon Telegrafi

Shilegov: Deputetët e OBRM-PDUKM janë nervoz për shkak të proceseve gjyqësore që i presin (Video)

Deputeti i LSDM-së, Petre Shilegov, gjatë konferencës së sotme në Kuvendin e Maqedonisë ka deklaruar se, deputetët e opozitës OBRM-PDUKM e mrbojnë krimin e Nikolla Gruevskit dhe për këtë shkak duan të ndërpresin shkarkimin e Marko Zvrlevskit nga funksioni i prokurorit publik, përcjell Telegrafi Maqedoni.

”Janë nervoz për shkak të proceseve gjyqësore që i presin. I këshilloj ta ndryshojnë retorikën, me të cilën mundohen të shkaktojnë incidente në Kuvend”, ka thënë Shilegov.

Deputeti ka folur edhe për zgjedhjet e ardhshme lokale dhe kandidatët e mundshëm nga LSDM, por nuk ka theksuar emra konkret, sepse, siç ka thënë, listat e mundshme analizohen dhe përgatiten. /Telegrafi/

Exit mobile version