Site icon Telegrafi

Shilegov: Çmimi i ngrohjes nuk do të ndryshojë

Bashkia e Shkupit kërkon nga Qeveria leje që të marrë përsipër rrjetin e shpërndarjes së ngrohjes nga Balkan Energy Group (BEG). Kryetari i bashkisë Petre Shilegov, njofton se qyteti do të krijojë një ndërmarrje të re që do të kryejë shpërndarjen e ngrohjes dhe të gjithë punonjësit do të vijnë nga BEG-u. BEG do të vazhdojë të prodhojë ngrohje, e cila pastaj do të shpërndahet përmes kompanisë së re të qytetit deri në shtëpitë e qytetarëve.

Shilegov thotë se sipas Ligjit të ri Energjetik, BEG nuk duhet të jetë prodhues dhe distributor. Marrja përsipër e shpërndarjes do të ndodh nga sezoni i ri i ngrohjes, por kjo nuk do të ndikojë në çmimin e ngrohjes.

“Nëse kompania ka filluar aktivitete dhe ka paguar për atë, ne do ta marrim përsipër borxhin, ose nëse kanë filluar, ne vetëm do ti vazhdojmë aktivitetet. Nuk presim që ky model të ketë implikime financiare. Me funksionimin e mirë të rrjetit, ne gjithashtu do të shohim edhe me lëvizjen e çmimeve të energjensëve të ofrojmë kushte të favorshme për qytetarët”, deklaroi Petre Shilegov.

Nga BEG tani për tani nuk kanë qëndrim për risitë që paralajmërohen.

“Do të presim dokumentin përfundimtar të Ligjit për Energjetikë. Tani për tani nuk do të komentojmë”, thonë nga BEG.

Exit mobile version